Sa do te paguhet per shitjen

Ligji i ri për taksat kombëtare ndryshon pagesën për rishitjen e makinave në Shqipëri 

Taksa e re do të paguhet në drejtoritë e Transportit Rrugor. Ja formula e llogaritjes 

Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të ligjit për taksat kombëtare, qytetarët që do të blejnë automjete të targuara në vendin tonë janë të detyruar sërish të paguajnë para shtesë për të marrë pronësinë e makinës. Ndryshimet e këtij ligji përfshijnë në vetvete taksa të reja që quhen "Taksa e mjeteve të përdorura të transportit" dhe "Taksa e karbonit", çka do të thotë rritje automatike të parave që duhet të paguajnë qytetarët. Referuar ligjit që tashmë ka mbërritur në Kuvend, parashikohet taksimi për të gjitha shitjet e njëpasnjëshme që mund të pësojë një mjet. Formula e përllogaritjes së taksës në këtë rast është cilindrat në cm3 x koeficient fiks për çdo vit përdorimi dhe taksë fikse për llojin e karburantit. Taksa fikse do të jetë 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën, koeficienti për vitet e përdorimit, 0.5 për autoveturat për çdo vit përdorimi dhe 0.25 për mjetet e tjera. Në rastet e shitjes brenda vendit të automjetit, taksa nuk vilet më nga doganat, por nga Drejtoria e përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Për mjetet që kanë paguar taksën në doganë dhe pësojnë shitje të tjera brenda vendit, ligji parashikon që taksa të jetë diferenca ndërmjet taksës së llogaritur në çastin e shitjes brenda vendit dhe asaj të paguar në doganë. Sipas këtij ligji do të ndryshojë edhe taksa që do të paguhet për makinat që importohen në Shqipëri. Sipas këtij ndryshimi, shuma që importuesi i një automjeti do të duhet të paguajë do të jetë produkt i një shumëzimi të madhësisë së motorit, vjetërsisë së automjetit dhe llojit të karburantit që ai përdor. Për sa i përket vitit të prodhimit, është propozuar që ato të shumëzohet me një koeficient fiks ku për rastin e autoveturave për çdo vit përdorimi do të jetë 0.5. Për sa i përket taksës fikse për llojin e karburantit, parashikohet që ajo të jetë 20 lekë për automjetet e që punojnë me benzinë dhe 25 lekë për ato me naftë. Kjo taksë vilet direkt nga doganat sapo mjeti hynë në Shqipëri. Ndryshimet e tjera në ligj propozojnë rritje të taksës së karbonit mbi karburantet dhe një propozim për shtrirjen e kësaj takse edhe mbi qymyrin në masën 3 lekë/kg si për atë të importuar, edhe për atë të prodhuar në vend. Aktualisht taksa e karbonit është 0.5 lekë për litër për benzinën dhe propozohet trefishimi i saj, pra 1.5 lekë për litër. Edhe për naftën taksa e karbonit, që është 1 lekë për litër, propozohet të bëhet 3 lekë për litër. Po kështu një tjetër pikë e rëndësishme që propozohet në ndryshimet e ligjit për taksat kombëtare është edhe ajo për tarifën e shërbimit për qarkullimin e automjeteve të huaja për Drejtorinë e përgjithshme të Doganave. Nga ana e qeverisë synohet heqja e kësaj tarife në kuadër të politikave për uljen e numrit të taksave dhe tarifave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve. 

Llogaritja, sa paguhet për një makinë që shitet 

Një qytetar ka blerë jashtë Shqipërisë në vitin 2009 një makinë me naftë të vitit 1996. Makina ka një cilindratë prej 2500 kubik. Ai e ka zhdoganuar makinën në bazë të formulës së vjetër, vlera e të cilës llogaritet: taksa fikse x cilindrata e motorit x koeficienti i viteve të përdorimit. Pra, formula në këtë rast ka qenë, taksa fikse për automjetet me naftë, 25000 lekë shumëzim për cilindratën 2500, shumëzim për koeficientin e makinave mbi 10-vjeçare 0.0048. Qytetari ka paguar 300 mijë lekë doganë për makinën e importuar në vitin 2009. Në rast se ky qytetar do të dojë të shesë makinën, atëherë ai duhet të duhet të paguajë edhe taksën e mjeteve të përdorura të transportit. Por duke qenë se është paguar një herë dogana, atëherë taksa shtesë që duhet të paguajë ai, llogaritet nga shuma e taksës së mjedisit për vitin 2010, duke zbritur vlerën doganore të paguar në vitin 2008. Sot taksa e mjedisit për një makinë të vitit 1996 llogaritet me formulën e re: taksë fikse x cilindratë x koeficientin fiks 0.5 për çdo vit vjetërsie. Llogaritja jep shifrën 437500 lekë, pra, kur të shitet makina, do të duhet të paguhen edhe 137500 lekë shtesë. 

Taksat e reja, si ndryshojnë të gjitha 

Ndryshimet e tjera në ligj propozojnë rritje të taksës së karbonit mbi karburantet dhe një propozim për shtrirjen e kësaj takse edhe mbi qymyrin në masën 3 lekë/kg si për atë të importuar, edhe për atë të prodhuar në vend. Aktualisht taksa e karbonit është 0.5 lekë për litër për benzinën dhe propozohet trefishimi i saj, pra 1.5 lekë për litër. Edhe për naftën taksa e karbonit, që është 1 lekë për litër, propozohet të bëhet 3 lekë për litër. Po kështu një tjetër pikë e rëndësishme që propozohet në ndryshimet e ligjit për taksat kombëtare është edhe ajo për tarifën e shërbimit për qarkullimin e automjeteve të huaja për Drejtorinë e përgjithshme të Doganave. Nga ana e qeverisë synohet heqja e kësaj tarife në kuadër të politikave për uljen e numrit të taksave dhe tarifave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve. Ndërkohë sipas ndryshimeve të bëra, taksa e mjeteve të përdorura të transportit vilet në momentin e importimit dhe shitjes brenda vendit. Në import kjo taksë do të vilet nga Drejtoria e përgjithshme e Doganave, nëpërmjet degëve doganore. Për mjetet që e kanë paguar taksën në doganë dhe pësojnë shitje të tjera brenda vendit, taksa do të jetë diferenca ndërmjet taksës së llogaritur në momentin e shitjes brenda vendit dhe asaj të paguar në doganë. Në shitjet brenda vendit, taksa do të vilet nga Drejtoria e përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, nëpërmjet drejtorive rajonale në momentin e lëshimit të lejeve të qarkullimit. 

Financat, pse do të hiqet taksa doganore 

Në respektim të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë, qeveria shqiptare parashikon të zëvendësojë taksën doganore për importin e makinave me taksën e mjedisit për tregtimin e automjeteve të përdorura. Projekti, që pritet të konfirmohet edhe nga BE-ja, është pjesë e detyrimeve për tregtinë e lirë. Pra, Shqipëria, nuk mund të vendosë detyrime tatimore shtesë për produktet që vijnë nga vendet e BE-së. Për të eliminuar humbjet që do të vijnë nga heqja e doganës së makinës, financat kanë gjetur një tjetër mënyrë: atë të aplikimit të taksës së mjedisit. Duke pasur si synim mbrojtjen e mjedisit, financat kanë propozuar një lloj tjetër detyrimi për ata që blejnë makina të përdorura nga jashtë. Por ky detyrim i ri do të përdoret edhe për shitjen e makinave brenda vendit. Në relacionin e ligjit shpjegohet qartë se taksa e re do të përdoret edhe për tregtimin e makinave brenda vendit. "Mjetet e transportit nuk do të taksohen me tarifa fikse, por në varësi të cilindratës, vjetërsisë dhe llojit të karburantit. Gjithashtu, taksimi do të përdoret në të gjitha shitjet e njëpasnjëshme që mund të pësojë një mjet, duke përfshirë edhe shitjet brenda vendit. Në këtë mënyrë taksa e derisotme e importimit të mjeteve të përdorura nuk do të jetë taksë me efekt të njëjtë me taksën doganore, duke e sjellë taksimin në linjë me angazhimet që kemi ndaj MSA-së apo OBT-së”. 

Nga lajme.shqiperia.com
Comments